Site icon Telegrafi

​Wilmots qetëson belgët: Hazard e De Bruyne gati për sfidën me Irlandën

Trajneri i Belgjikës, Marc Wilmots ka qetësuar tifozët belg se nuk ka panik për Eden Hazardin dhe Kevin de Bruyne.

Mediat e huaja kanë raportuar se dyshja e belgëve janë në dyshim për sfidën kundër Irlandës, por Wilmots ka konfirmuar se Hazard dhe De Bruyne do të jenë të gatshëm për sfidën e radhës.

“Mjekët më kanë thënë mua se ata janë mirë dhe të gatshëm për lojë”, ka thënë Wilmots. Belgët pas disfatës kundër Italisë, opsion të vetëm në duel me islandezët e kanë trepikëshin.

Exit mobile version