Telegrafi

​Wigan i ofron Giggsit postin e trajnerit

Ryan Giggs mund të ulet në stolin e trajnerit nëse pranon ofertën e klubit nga Championship.

Wigan Atletic është në kërkim të një trajneri, pas shkarkimit të Gary Caldwell si rezultat i paraqitjeve të dobëta të ekipit në këtë stinor.

Sipas Daily Mail, ‘The Latics’, që janë pjesë e ligës së dytë të Anglisë, janë të gatshëm t’i ofrojnë ish-futbollistit të Manchester United edhe kontrollin e plot mbi transferimet e klubit vetëm për ta bindur atë që të marrë drejtimin e skuadrës.

Për Giggs ka shfaqur interesim edhe skuadra MK Dons që bën gara në League One, e cila po ashtu gjatë javës ka mbetur pa trajner.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i uellsianit për të ardhmen e tij.