Telegrafi

​”Van Gaal ka qarë si fëmijë kur është shkarkuar nga Barcelona”

Holandezi nuk kishte mundur t’i përmbante lotët pasi kishte kuptuar se duhej të largohej nga Camp Nou në vitin 2003.

Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Philippe Christanval rrëfen sesi Van Gaal, e kishte përjetuar shumë keq shkarkimin nga klubi katalanas.

Sipas tregimit të francezit, Van Gaal, ka qarë si fëmijë kur ua ka komunikuar lojtarëve lajmin se do të largohet.

“Ai hyri në dhomën e zhveshjes pasi që kishte dëgjuar lajmin, filloi të na fliste dhe përnjëherë shpërtheu në lot sikurse një fëmijë”, ka deklaruar Christanval për SRF.

“Van Gaal është një njeri i ftohtë, por largimi nga Barcelona e kishte lënduar shumë dhe të gjithë u prekëm kur e pamë në atë gjendje”.

Pas largimit nga Barcelona, Van Gaal, kishte regjistruar disa suksese radhazi, duke drejtuar AZ Alkmaar drejt titullit në Holandë, më pas me Bayernin arriti deri në finale të Ligës së Kampionëve në vitin 2010, kurse më 2014, ka udhëhequr kombëtaren holandeze drejt gjysmëfinales së Kampionatit Botëror.

65-vjeçari aktualisht është i papunë, prejse është larguar nga Manchester United në përfundim të stinorit të kaluar.