Shifrat e klubeve nga qyteti i Mançesterit janë rritur shumë vitet e fundit.
185 milionë euro, shuma e harxhuar nga Manchester United për merkaton. Nëse Zlatan Ibrahimoviç, në fund të kontratës, erdhi falas nga Paris SG, Paul Pogba u transferua për 105 milionë euro nga Juventus, shuma më e madhe në histori. Mesfushori Henrikh Mkhitaryan (Dortmund) dhe mbrojtësi Eric Bailly (Villarreal) janë blerë respektivisht 42 dhe 38 milionë euro.
213 në milionë euro, shuma e harxhuar për merkato nga Manchester City ketë verë. Në krye qëndron mbrojtësi i ri qendror John Stones (22 vjeç), i ardhur nga Everton për 55 milionë euro. Pas tij vjen anësori i Schalke 04, Leroy Sane (50 milionë euro), sulmuesi i Palmeiras, Gabriel Jesus (32 milionë euro), mesfushori i Dortmund, Ilkay Gundogan (27 milionë euro), sulmuesi i majtë i Celta Vigo, Nolito (18 milionë euro) dhe portieri i Barçës, Claudio Bravo (18 milionë euro).
307.000 euro, është paga javore e Zlatan Ibrahimoviç. Sulmuesi suedez është lojtari më i paguar në Premier League, raporton AFP.
70,8: afro 71 milionë persona ndjekin faqen zyrtare te “MU” në Facebook, ndërsa për ‘Citizens’, kjo shifër është 21,6 milionë. Ne Tëitter, “Red Devils” ndiqen nga 8,7 milionë, ndërsa kundërshtaret e tyre ndiqen nga 3,5 milionë.
11: numri i kombësive në efektivin e Manchester City, me i madh se United që ka 10.
171: numri i derbit para ndeshjes së të shtunës. United ka fituar 71, City vetëm 49, për 51 ndeshje barazim.
484: numri total i golave të shënuar në ndeshjet mes tyre. Edhe njëherë “MU” është para me 250 gola, kundrejt 234 për “Sky Blues”.
20: Red Devils janë shpallur 20 herë kampionë të Anglise, ndërsa ‘Citizens’ nuk e kanë ngritur trofeun veçse katër herë.