Site icon Telegrafi

​Scholes parashikon edhe dy vjet krizë te Unitedi

Manchester United vazhdon të kalojë në një krizë të lojës dhe rezultateve.

Ardhja e Jose Mourinhos në klubin anglez, pritej që të ndryshonte situatën në të cilën Manchester United, gjendet tash e sa vite.

Megjithatë, deri më tani as portugezi nuk ka arritur të kthjellë ekipin, e madje gjërat sa shkojnë e bëhen më keq.

Ish-mesfushori i “Djajve të Kuq”, Paul Scholes, parashikon që klubi do të kalojë në situata të këtilla edhe për dy vite të tjera, përpara se Mourinho të krijojë një skuadër fituese.

Lexo po ashtu Scholes: Liverpool mund ta fitojw Ligwn Premier

“Klubi ka pasur një periudhë të dhimbshme në këto tri vitet e fundit dhe unë mendoj se situata nuk do të ndryshojë as për 24 muajt e ardhshëm”, ka thënë Scholes për BT Sport.

“Mourinhos i duhet kohë në tri apo katër afatet e ardhshme kalimtare, për të krijuar skuadrën që do ai vet dhe brenda dy viteve besoj që United do të bëhet një ekip i kompletuar. Është parë në vitet e fundit që me këtë skuadër nuk mund të fitosh Premier Ligën”.

Rezultatet negative kanë irrituar tifozët e Manchester Unitedit dhe një numër i tyre po kërkojnë largimin e Mourinhos nga Old Trafford.

Exit mobile version