Site icon Telegrafi

​Rreziku që vjen nga mbjellja e thonjve

Mbjellja e thonjve përveç që është aspak higjenike, ajo mund të ketë edhe pasoja të tjera për shëndetin.

Një bloggere bukurie ka ndarë me të tjerët një foto të thonjve të saj të dëmtuar si rezultat i shtresës së thonjve falso, të cilat ajo i pëlqente shumë t’i përdorte.

Amelia Perrin 20 vjeç, nga Essex, mbeti me thonj të gjakosur e gishta të ënjtur pasi i hoqi thonjtë falso vetë. Ajo e përdori këtë dhembje për të paralajmëruar fansat e saj.

Studente në Royal Holloway dhe artiste makijazhi e pavarur, ajo tregoi realitetin e përdorimit të thonjve fals për 6 vite.

“Sa nuk qaja kur isha në dush sepse uji i nxehtë më prekte gishtat e lënduar. Jam e sigurt se nuk e kam larë plotësisht shampon nga flokët e mi”, u shpreh ajo.

Exit mobile version