Telegrafi

​Rinovimi i stadiumit të futbollit në Malishevë arrin vlerën e 400 mijë eurove

????????????????????????????????????

Në rrjedhën e investimeve të shumta në tërë Kosovën, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi me Komunën e Malishevës, i cili parasheh mbështetjen financiare për “Renovimin e Stadiumit të futbollit në Malishevë”, në vlerë prej 400 mijë euro.

Në një njoftim për media thuhet se në bazë të memorandumit, MKRS-ja investon mjete financiare prej 310 mijë eurosh, për vitin 2016 dhe 2017, ndërsa Komuna e Malishevës, merr përsipër të investojë mjetet në vlerë prej 90 mijë eurosh, në këtë periudhë dyvjeçare.

Ministri Kujtim Shala tha se memorandumi që është nënshkruar sot mundëson realizimin një investimi kapital të një rëndësie të veçantë sepse krijon një hapësirë cilësore dhe të standardizuar për futbollistët e Malishevës.

Renovimi i stadiumit është një parakusht për ta, në zhvillimin e garave dhe në përmirësimin e cilësisë së futbollit në këtë komunë. Ministri tha se investimet në komunën e Malishevës nuk përfundojnë me kaq.

Nga ana e tij, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj tha se ky projekt kapital për Malishevën është jashtëzakonisht i nevojshëm dhe i mirëpritur, sidomos për futbollistët.