Zërave se Ferrari mund të nisë sezonin e ri mirë i shtohet dhe Daniel Ricciardo. Australiani i Red Bull mendon se kokëkuqja ka bërë hapa të rëndësishëm përpara.
“U paraqit shumë mirë ditën e parë. Uroj që të shkojë kështu edhe në Melbourne, pasi është mirë kur është një skuadër që mund të luftojë me Mercedes. Edhe ne do të arrijmë, por na mungon pak shpejtësi”, deklaroi Ricciardo.
Sipas australianit, Vettel do të jetë kundërshtari i Hamilton për titullin kampion.
“Lewis mbetet favoriti, por Seb mund të fluturojë me Ferrarin që po i shfrytëzon më mirë gomat. Dhe Vettel kur piloton një makinë të mirë është i papërmbajtshëm”, u shpreh Ricciardo për Gazzetta dello Sport.
“Më vjen keq për Alonson, sepse e vlerësoj shumë si pilot dhe si person dhe do të doja që të kthehej në nivelet konkurruese. Por për momentin duket shumë e vështirë që McLaren të bashkohet me makinat e kreut”, theksoi ai.