Franck Ribery, 33 vjeç, është shprehur se të ardhmen e tij si lojtar e sheh gjithnjë te Bayern Munich, duke folur në një interviste për TV Sport1.
“Plani im është të qëndroj këtu, në Munich. Unë kam kohë që jam këtu, i njoh të gjithë, të gjithë më njohin. Se bashku ne jemi me të fortë”, deklaroi francezi, i larguar tashme nga seleksioni, i cili është nën kontrate deri në fund të sezonit 2016-2017.I ardhur në Munich në 2007, Ribery nuk e ka fshehur kurrë interesin për ta përfunduar karrierën te Bayern. “Në Evropë, unë nuk dua që të luaj për asnjë klub tjetër”, theksoi ai.
Në fund të korrikut, Ribery foli i bëri elozhe trajnerit te ri te Bayern, Carlo Ancelotti. “Carlo Ancelotti është i rëndësishëm për klubin. Qe prej ardhjes se Ancelotti unë ndihem më i përkrahur”, është shprehur ai, transmeton AFP.
Me rikthimin pas problemeve më dëmtimet, ai është në dispozicion te Ancelotti, i cili mund ta aktivizoje të dielën në Dortmund për Superkupen e Gjermanisë, ndeshja e pare zyrtare e sezonit.