Telegrafi

​Raul i befasuar me performancën e Pulisic

Legjenda e Real Madridit, Raul nuk është i befasuar me performancën e shkëlqyer të mesfushorit te Borussia Dortmundit, Christian Pulisic.

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është i prirur për të blerë yllin e Dortmundit, i cili po bën një super-sezon me skuadrën gjermane.

“Unë e dua Pulisic. E kam shikuar atë për një kohë të gjatë dhe e vërteta është se unë e pëlqej lojën e tij”, tha Raul.

“Unë pashë atë në dy ndeshje me ekipin kombëtar, si dhe e pashë kundër Meksikës”.

“Unë e pëlqejë shumë at. Ai është një lojtar i cili mund të depërtojë, ai vetëm ka nevojë për të luajtur akoma më shumë”, theksoi ikona spanjolle.