Trajneri i Trepçës ’89, Zekirja Ramadani, para takimit që nesër zhvillojnë kundër klubit Vikingur, ka thënë se çdo futbollist është i rëndësishëm dhe ka kualitetin e tij, mirëpo secili prej tyre nuk është i pazëvendësueshëm.
Ai u shpreh i bindur se në fitoren e skuadrës së tij, duke marr përgjegjësinë për çdo rezultat tjetër negative.“Kemi harxhuar shumë energji ne si staf për t’i lënë emocionet në ndeshjen e parë.
Ka pasur emocione, mirëpo ne duhet të dalim në fushë sikur luajmë 10 vjet në këto gara. Kemi informata se do ketë shumë tifozë dhe unë mendoj se tani me tifozët që do vinë, mund të jetë gjithçka në favorin tonë, asgjë të mos jetë në disfavorin tonë. Nuk do e fillojmë ndeshjen që sa më shpejtë ta shënojmë golin, por do e fillojmë me qetësi dhe goli mund të vie edhe në minutat e fundit.
Fitore asgjë tjetër s’mund të parashikoj, sepse nuk jam ndonjë prognozer i madh. Kam vetëbesim dhe besim tek futbollistët e mi, nesër do e bëjnë maksimumin dhe iu kam thënë sa herë, çdo rezultat negative, vetëm unë jam fajtori dhe unë marr përgjegjësi maksimale”, ka thënë Ramadani. Edhe kapiteni i Trepçës 89, Shpëtim Idrizi, u shpreh i bindur në fitoren e ekipit të tij.
“Unë shpresoj se nesër me këta djelmoshat e rinj dhe me forcat që i kemi, do ta kalojmë raundin e parë”, ka thënë Idrizi. Trepça ’89 ndeshët nesër nga ora 18:00 në Mitrovicë me Vikingur në garat kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Vikingur takimin e parë e ka fituar si vendas, me rezultat 2 – 1. /Telegrafi/