Telegrafi

​PSG nuk heq dorë nga Aubameyang

Klubi parisien insiston në transferimin e sulmuesit të Borussia Dortmund.

Pierre Emerick Aubameyang drejt Paris Saint-Germain. Dilema e të ardhmes së sulmuesit të Bourussia Dortmund duket se po shkon drejt fundit.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga PSG

Eliminimi nga Liga e Kampionëve, ka lënë shije të hidhur tek drejtuesit e kampionëve të Francës dhe ditë më parë ata deklaruan se gjatë afati kalimtar veror do të bëjnë transferime të mëdha.

Gazeta gjermane Bild, njofton se Aubameyang ka arritur marrëveshje më parisienët dhe se do të firmosë një kontratë 3-vjeçare, nga ku do të hiç më pak se 14 milionë euro në vit. Gjithnjë sipas gazetës gjermane, PSG pritet t’i paguajë Dortmundit 70 milionë euro për sulmuesin nga Gaboni.