Telegrafi

​Nani i bashkohet Shaqirit tek Stoke City

Bosi i Stoke Cityt, Mark Hughes është duke u përpjekur për ta blerë anësorin e Fenerbahces, Luis Nanin.

Mediat angleze shkruajnë se Hughes e ka objektiv blerjen e portugezit gjatë kësaj verë.

Ish-lojtari i Manchester United është duke kërkuar largimin nga klubi turk, dhe duket se 29 vjeçari do të rikthehet në Premier League.

Huhges dëshiron ta ketë në skuadër Nanin në mënyrë të krijoj një treshe të fuqishme bashkë me Xherdan Shaqirin dhe Bojan Krkiçin.

Ndryshe, Nani është i lidhur edhe me rikthimin në Manchester United, madje, thuhet se Jose Mourinho do të provoj që portugezin ta rikthej në ‘Old Trafford’.