Gjiganti anglez ka pësuar rënie të hyrave në këtë sezon.
Manchester United nuk ka arritur të kualifikohet në Ligën e Kampionëve këtë edicion dhe kjo po i kushton klubit nga Old Trafford.
Të hyrat në klub në këtë çerek të parë të sezonit, janë ulur për 3.4 milionë funte në total 120.2 milionë funte. Të hyrat kanë rënë edhe nga shitja e biletave për 32.3%, 16.8 milionë, ndërsa profiti është 6.2 milionë funte.
Reduktimi i këtyre të hyrave për periudhën e parë të stinorit ka ndikuar që ekipi ka pasur tri ndeshje më pak si vendas sesa në periudhën e njëjtë që kishte më 2015.
Në të njëjtën kohë është rritur edhe borxhi për 18%, i cili tani shkon në 337.7 milionë funte, e këtu më së shumti ka ndikuar rënia e vlerës së funtës në krahasim me dollarin, qysh nga vota për Brexit.
Drejtori ekzekutiv i ‘Djajve të Kuq’, Ed Woodward, kështu e ka komentuar situatën e tanishme, duke pranuar se Liga e Kampionëve ka ndikuar.
“Rezultati financiar reflekton mungesën tonë në Ligën e Kampionëve”, u shpreh Woodward. /Telegrafi/