Telegrafi

​Muller optimist para duelit me Italinë

Thomas Muller beson se Gjermania mund ta thyejë mbrojtjen e çeliktë të italianëve për t’u kualifkuar në gjysmëfinale.

Ndeshjet mes Gjermanisë dhe Italisë gjithmonë kanë sjellë një rivalitet të madh në fushë. Kështu pritet të jetë edhe nesër, ku dy gjigantët e futbollit evropian do të ndeshen në çerekfinale të Euro 2016.

Ylli i ‘panzerëve’, Thomas Muller është i bindur se skuadra e tij do t’ia dalë përballë mbrojtjes së ‘azzurrëve’.

“Nuk mendoj se mbrojtja e Italisë është e pathyeshme”, theksoi sulmuesi gjerman.“Ata luajnë fort dhe sakrifikojnë shumë për njëri tjetrin, por ne besojmë se në fund do t’ia dalim”, deklaroi Muller, që është ende në pritje të golit të parë në këtë evropian.