Telegrafi

​Marquinhos, shtylla e mbrojtjes e ‘projektit të ri’ të Mourinhos

Manchester United është duke përgatitur një super-ofertë për mbrojtësin e PSG, Marquinhos.

Siç shkruajnë mediat angleze, klubi nga ‘Old Traffordi’ do t’ia ofrojë PSG-së, 60 milionë euro për brazilianin, i cili prej kohësh kërkohet nga gjiganti spanjoll, Barcelona.

Menaxheri i ‘Djajve të Kuq’, Jose Mourinho tashmë është duke menduar për ndërtimin e një skuadre më të fuqishme për sezonin e ardhshëm.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth transferimeve të lojtarëve!

Raportohet se Marquinhos do të jetë shtylla e mbrojtjes së projektit të ri të Unitedit, edhe pse thuhet se presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi nuk do t’ia shes Unitedit yjet e tij një rivali të mundshëm në Ligën e Kampionëve në edicionin e ardhshëm.

Megjithatë, mësohet se agjenti i brazilianit, është i vendosur që në ditët e ardhshme të nis negociatat me Manchester Unitedin.