Telegrafi

​Kukësi pëson humbje nga Sheriff Tiraspol në Ligën e Kampionëve (Video)

Kukësi ka pësuar humbje në ndeshjen e parë kualifikuese të Ligës së Kampionëve.

Kampioni shqiptar ka humbur me rezultat minimal prej 1-0 prej skuadrës moldave të Sheriff Tiraspolit.

Megjithëse te dyja skuadrat e kërkuan rrugën e golit në 45 minutshin e parë, ballafaqimi përfundoi pa u tund rrjeta, transmeton Telegrafi.

Tifozët në stadium për të parë golin e parë, i cili doli të jetë edhe i vetmi në ndeshje është dashur të prasin deri në minutën e 79, kur belgu Badibanga realizoi nga pika e bardhë.

Theksojmë se takimi i dytë mes këtyre dy ekipeve do të zhvillohet pas një jave, kur Kukësi e pret skuadrën moldave në Shqipëri. /Telegrafi/