Sfida me Belgjikën ka qenë e fundit për Zlatan Ibrahimoviçin në fanellën e Suedisë.
Suedia pas disfatës kundër Belgjikës (1-0) është eliminuar nga Evropianin “Francë 2016”. Por, ky Evropian dhe ndeshja me belgët është e fundit për njërin ndër sulmuesit më të mirë në botë.
Ibrahimoviç, i cili ka shënuar 62 gola për Suedinë, thotë se është krenar më paraqitjen e tij tek suedezët.
34 vjeçari e pranon se gjithmonë do të ketë në kujtesë fanellën e suedeze. “Unë jam shumë krenar më karrierën time”, ka thënë Ibrahimoviç.
“Unë jam vetëm një djalë nga një pjesë e vogël e Malmo-s dhe jam i lumtur që kam përfaqësuar vendin tim”.
“Jam krenar më atë që kam arritur dhe do të kem shumë kujtime të bukura gjatë karrierës sime me Suedinë”, ka theksuar ai.