Telegrafi

​Këta katër lojtarë pritet të largohen nga United

Jose Murinho ka përgatitur largimin e katër futbollistëve nga skuadra e Manchester United.

Me ardhjen e portugezit në krye të skuadrës angleze, kanë nisur edhe ndryshimet e mëdha. Pas transferimeve të Zlatan Ibrahimoviq dhe Henrikh Mkhitaryan, nga skuadra do të largohen disa futbollistë.

Fjala është për, Daley Blind, Juan Mata, Bastian Schweinsteiger dhe Marcos Rojo, të cilët nuk bëjnë pjesë në planet e ‘The Special One’, transmeton KosovaPress. Schweinsteiger dhe Rojo janë përballur me lëndime të shumta gjatë sezonit të shkuar derisa Blind dhe Mata nuk janë futbollistë që i përshtaten lojës së Mourinhos.

Sipas ‘Daily Telegraph’, trajneri portugez ka vendosur që ta mbajë në skuadër Marouane Fellainin, për të cilin më herët është folur që do të largohet nga ‘Old Trafford’.