Site icon Telegrafi

​E ardhmja e Gotzes në duart e Ancelottit

Epoka Carlo Ancelotti në Bayren Munich nis më 11 korrik, një ditë pas finales së Evropianit “Francë 2016”.

Në mesin e disa futbollistëve të “Bavarezëve”që akoma nuk e din të ardhmen e tyre, është edhe Mario Gotze, transmeton KP.

23 vjeçari prej kohësh është i lidhur me largimin nga “Alianz Arena”, por sipas mediave gjermane, Gotze është në pritje të një bisedë me Ancelottin, takim ky që pritet të mbahet pas EURO 2016, kur edhe pritet të vendoset e ardhmja e gjermanit.

Gotze është duke u monitoruar nga Juventusi i Italisë dhe Liverpooli i Anglisë, por lojtari është i lidhur edhe me rikthimin në ish-klubin e tij, Borussia Dortmund. /Telegrafi/

Exit mobile version