Megjithëse U21 e italianëve janë konsideruar si favoritë për të fituar kampionatin evropian, kjo nuk po tregohet edhe në fushën e blertë.
Grupmoshat e reja të Çekisë kanë befasuar Italinë duke e mposhtur me rezultat 3:1.
Në këtë takim Gianluigi Donnarumma pranoi tregola të bukur ndërsa njëri prej tyre ishte prej 25 metrave.
Çekët zënë pozitën e dytë të renditjes tabelore me tre pikë, po aq sa ka edhe Italia. /Telegrafi/