Manchester United janë të interesuar që Jose Mourinhon ta mbajnë edhe shumë vite në “Old Trafford”, raportojnë mediat angleze.
Edhe pse “Djajtë e Kuq” nuk janë duke bërë më të mirën këtë sezon të garave me tekniku portugez, megjithatë, krerët e Unitedit duan që ta mbajnë Mourinhon edhe shumë vite në krye të bankinës së skuadrës së tyre.
Siç raportohet menaxherët e Manchester Unitedit duan të mbajnë Jose Mourinhon deri në vitin 2025.
Ndryshe, edhe vet trajneri dy ditë më parë deklaroi se dëshiron të qëndrojë tek Unitedi edhe shumë vite.