Site icon Telegrafi

​Çfarë është dieta Sirtfood, të cilën e përdor edhe Adele?

Sigurisht që na pëlqejnë mjaft shumë këngët e Adeles, performancat e saja, por ajo që është vënë re së fundmi është rënia drastike në peshë, falë trajnerit të saj Pete Geracimo. Ajo nuk ka folur kurrë për dietën e saj, por flitet për atë që quhet Dieta “Sirtfood”.

Madje ka zëra se këtë dietë po e ndjek edhe nusja e ardhshme në Britani, motra e Kate, Pippa Middleton. Vetë libri i kësaj diete është publikuar më 7 mars.

Sidoqoftë, çfarë është dieta Sirtfood?

Ashtu siç thotë dhe emri i saj është e pasur me enzima Sirtuin, të cilat janë proteina me veti anti-plakje. Pjesa më e madhe e këtyre ushqimeve janë të bazuara tek bimët, përfshi boronica, luleshtrydhe lakër, limon, kafe, hikërr, çaji jeshil matcha, dhe çokollata nëse përmban 85 për qind kakao të vërtetë.

Plani zyrtar i dietës ofron edhe ushqimin për klientët, por është e mundur dhe që të blesh produktet vetë në dyqan dhe ti gatuash. Vetë dieta ndahet në dy faza.

Faza e parë zgjat 7 ditë dhe nga dita e parë deri në të tretën ajo përmban tre lëngje jeshile dhe një vakt plot me sirtfood. Për këto tre ditë, duhet të merrni 1 mijë kalori në ditë. Më pas nga dita e katërt deri në të shtatën mund të konsumini dy lëngje jeshile dhe dy vakte në ditë.

Më pas vjen faza e dytë, e cila është 14 ditë dhe që të ndihmon “të humbni peshë në mënyrë të qëndrueshme”. Për të bërë këtë, keni tre vakta të ndara të pasura me ‘sirtfood’ dhe një lëng jeshil në ditë, dhe kaloritë ditore që merrni janë 1500.

Exit mobile version