Telegrafi

​Blerjet më të shtrenjta të Manchester United në histori

Manchester United është shumë pranë marrëveshjes për blerjen e Paul Pogba.

Nëse realizohet transferimi i mesfushorit francez në ‘Old Trafford’, Pogba do të bëhet futbollisti më i shtrenjtë në histori të futbollit, pasi që për të United do të paguaj 120 milionë euro.

Por cilët janë futbollistët më të shtrenjtë që ka blerë United ndër vite?

Luke Shaw 27 milionë funte
Marouane Fellaini 27.5 milionë funte
Juan Veron 28.1 milionë funte
Ander Herrera 29 milionë funte
Rio Ferdinand 30 milionë funte
Eric Bailly 30 milionë funte
Dimitar Berbatov 30.75 milionë funte
Anthony Martial 36 milionë funte
Juan Mata 37.1 milionë funte
Angel Di Maria 59.7 milionë funte