Leonardo Bonucci dhe Marquinhos janë dy emrat e rinj që Carlo Ancelotti ka në listë për të ndërtuar Bayernin e tij për sezonin e ardhshëm.
Trajneri italian është i fiksuar mbas mbrojtjes së mirë, dhe për të ndërtuar një mbrojtje të tillë kërkon si përforcime këto dy futbollistë.
Transferimi i Bonuccit do të jetë i vështirë, por nëse në marrëveshje përfshihet Mehdi Benatia, atëherë mund të akordohet diçka me skuadrën e Juventusit, i cili e pëlqen mbrojtësin e Bayernit.
Ndërsa për Marquinhos, Bayern duhet të mposhtë konkurrencën e skuadrave të tjera evropiane, pasi ai pëlqehet nga shumë klube. /Telegrafi/