Agjenti i Marco Verratti, ka folur për të ardhmen e klientit të tij.
Mesfushori italian, ka bërë një super-ndeshje në fitoren e madhe të PSG-së kundër Barcelonës. Italiani kërkohet nga top-klubet e Evropës.
“Marco është në një udhëkryq të mëdha në karrierën e tij. Ai është 24 vjeç dhe do t’i duhet të merr vendime të rëndësishme për të ardhmen”, ka thënë agjenti Donato Di Campli.
“Real Madridi dhe Barcelona janë të interesuar për të, por ka edhe disa klube italiane si Inter dhe Juventus”, tha agjenti i Verrattit.
Ai gjithashtu kërkohet edhe nga Chelsea e Manchester United.