LAJMI I FUNDIT:

Zyrtarëve rusë u është thënë se duhet të ‘hedhin’ iPhone-ët e tyre

Zyrtarëve rusë u është thënë se duhet të ‘hedhin’ iPhone-ët e tyre

Zyrtarëve rusë u është ndaluar të përdorin iPhone të Apple “për shkak të shqetësimeve rreth sigurisë”, kanë raportuar mediat ruse, shkruan SkyNews.

Reklama

Sipas tyre, nënkryetari i parë i administratës presidenciale Sergei Kiriyenko tha se “telefonat ishin të qasshëm nga agjencitë e inteligjencës perëndimore”.

Telefonat duhet të hidhen deri më 1 prill, sipas gazetës Kommersant.

Kiriyenko u tha zyrtarëve në një seminar: “Gjithçka ka marrë fund për iPhone: ose hidheni ose jepjani fëmijëve”.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka thënë se ai nuk mund ta konfirmonte raportin, por se telefonat inteligjentë gjithsesi nuk mund të përdoren për qëllime zyrtare.

Siç kujton SkyNews, Vladimir Putin gjithmonë ka thënë se nuk ka telefon inteligjent, megjithëse Peskov ka thënë se Putin përdor internetin herë pas here.

Apple nuk i është përgjigjur menjëherë një kërkese për koment. /Telegrafi/


Në trend Teknologji

Më shumë
Apple: iPhone do të paralajmërojë përdoruesit për fotografi eksplicite

Apple: iPhone do të paralajmërojë përdoruesit për fotografi eksplicite

Teknologji
Sistemi operativ iOS 17 prezantohet në eventin WWDC

Sistemi operativ iOS 17 prezantohet në eventin WWDC

Teknologji
Apple ka blerë startupin Mira që prodhon kufje me teknologji AR

Apple ka blerë startupin Mira që prodhon kufje me teknologji AR

Teknologji
WasteShark, roboti që pastron mbeturinat e plastikës në ujëra – mund të mbledhë 500 kilogramë mbeturina apo 22.700 shishe

WasteShark, roboti që pastron mbeturinat e plastikës në ujëra – mund të mbledhë 500 kilogramë mbeturina apo 22.700 shishe

Teknologji
Instagrami së shpejti mund të marrë chatbotin e vet të AI

Instagrami së shpejti mund të marrë chatbotin e vet të AI

Teknologji
WordPress po bëhet me mjet AI, ku ndihmon përdoruesit për të gjeneruar si dhe për të edituar tekste

WordPress po bëhet me mjet AI, ku ndihmon përdoruesit për të gjeneruar si dhe për të edituar tekste

Teknologji
Kalo në kategori