Prishtina ka njoftuar zyrtarisht transferimin e sulmuesit 19-vjeçar, Eridon Maloku, i cili ka luajtur me ekipin U-19 të Dritës në sezonin e fundit.
Klubi kryeqytetas ka vazhduar me përforcime, duke transferuar lojtarë relativisht të rinj, duke treguar strategjinë afatgjate.
Pas nënshkrimit me Drilon Islamin dhe Albin Krasniqit, Prishtina ka njoftuar nënshkrimin e 19-vjeçarit, Eridon Maloku, për tri vitet e ardhshme.
Qendërsulmuesi nga Gjilani ka luajtur në sezonin e fundit me Dritën U-19, ku ka shënuar 24 gola dhe 17 asistime.
Postimi pa ndërhyrje i Prishtinës
Mirë se vjen Eridon Maloku
Qendërsulmuesi, Eridon Maloku, 19 vjeç, i lindur më 21.01.2004 në Zhegër të Gjilanit, në Prishtinë transferohet nga skuadra juniorë (U19) e Dritës. Realizues i 24 golave dhe 17 asistimeve të edicionit të sa po përfunduar ka nënshkruar për 3 vitet e ardhshme me skuadrën tonë.
“Kam qenë nën kontratë me Dritën, por nuk isha i vlerësuar. Prishtina më kishte përcjellë, interesimi i saj më bëri të lumtur. Nuk hezitova fare që menjëherë të jem pjesë e klubit më të madh në vend duke qenë se është ëndërr e çdo futbollisti të vesh fanellën e Prishtinës.
Besoj se do të bëjmë shumë gjëra të mira sëbashku. Ekipin e njoh mjaft mirë, nuk i frikësohem konkurrencës, përkundrazi besoj se do shënoj shumë gola”.
/Telegrafi/