LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Peja përforcohet me amerikanin Walton

Zyrtare: Peja përforcohet me amerikanin Walton

Peja ka vazhduar ta përforcojë ekipin për pjesën e mbetur të stinorit në Superligën e Kosovës.

KB Peja ka angazhuar fundorin amerikan A.J Walton, të cilin e ka zyrtarizuar të enjten.

Në njoftimin e ekipit pejan, thuhet se Walton është përforcimi më i ri dhe i fundit për këtë edicion, sa i përket lojtarëve të huaj.

Walton ka një karrierë të pasur në basketbollin evropian pasi ka luajtur në kampionatet e Polonisë, Sllovakisë e Çekisë.

30-vjeçari i gjatë 184 centimetra, së fundi ka qenë pjesë e ekipit polak Astoria Bydgoszcz kurse karrierë ka bërë edhe te skuadrat si Asseco Gdynia, AZS Koszalin, BK Iskra Svit e BC Kolin. /Telegrafi/