Presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës, Luis Rubiales ka konfirmuar se ndeshjet e La Ligas të së hënës do të mbeten në histori duke filluar nga sezoni i ardhshëm 2019/20.
Ai më tutje pohoi se është duke u shqyrtuar mundësia që edhe takimet e së premtes më mos të zhvillohen, por vetëm gjatë ditëve të fundjavës – shtune dhe diele.
“Nuk do të ketë futboll më të hënën. Nga sezoni i ardhshëm në La liga, ndeshjet do të organizohen të shtunën dhe të dielën. Ne do të shohim se çfarë ndodh. Me ndeshjen e natës të së premtes mund të largohet nëse arrijmë e një marrëveshje reciproke të dobishme të rëndësishme me klubet”, tha Rubiales.
https://twitter.com/LuisRubiales/status/1101465923293196288
Lajmi vjen vetëm një ditë pasi shefi i La Ligas, Javier Tebas, reflektoi në kohën e fillimit të protestave të tifozëve që nuk dëshirojnë më të shkojnë të shohim futboll gjatë ditës së hënë.
“Unë jam i shqetësuar se njerëzit po protestojnë, nuk më intereson nëse është kundër meje apo dikujt tjetër. Kam kërkuar që në kontratën e re me klubet dhe televizionet, do të kërkojmë të inkorporojmë një ndeshje të zhvillohet në ora 14:00 ë dielën, e cila mund të zëvendësojë lojën e së hënës”, ka pohuar ai.
Theksojmë se kohë më parë tifozët e Alavesit kishin protestuar në stadium duke sjell një arkivol me mesazhin “Pusho në paqe, futboll”.
Ndryshe, dy ose tre ndeshje në javë janë zhvilluar gjatë ditës së premte dhe të hënë të ligës elitare spanjolle. /Telegrafi/