LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Milani blindon Calabrian, italiani ndihet krenar me rinovimin (Foto)

Zyrtare: Milani blindon Calabrian, italiani ndihet krenar me rinovimin (Foto)
during the Serie A match between AC Milan and Udinese Calcio at Stadio Giuseppe Meazza on September 17, 2017 in Milan, Italy.

Milani ka njoftuar se mbrojtësi i talentuar italian, Davide Calabria, ka rinovuar kontratën e tij të plotë deri në verën e vitit 2022.

Marrëveshja e 21-vjeçari italiane do të skadonte në fund të sezonit të ardhshëm, por ai ka nënshkruar një zgjatje trevjeçare me kuqezinjtë.


Është vet klubi Rossoner që ka njoftuar rinovimin e kontratës me talentin italian, i cili është edhe reprezentues i Italia U-21.

Calabria gjatë një ndeshje ndaj Lazios (Getty Images)

Sot (e enjte), drejtori i klubit, Marco Fassone, dhe drejtori sportiv, Massimiliano Mirabelli morën pjesë në festën e Krishtlindjeve të ekipit të të rinjve dhe ata shfrytëzuan rastin për të njoftuar rinovimin e Calabrias.

“Davide Calabria ka rinovuar kontratën e tij me klubin deri në 30 qershor 2022”, konfirmoi klubi Diavolo në Twitter, së bashku me një foto të mbrojtësit që mbante një fanellë me vitin 2022.

Calabria është “shumë krenar” që ka nënshkruar një kontratë të re me Milanin deri në 2022, pasi erdhi në ekipin e parë përmes akademisë së të rinjve të klubit.

“Jam shumë krenar për këtë rinovim të kontratës dhe shpallja e saj në festën e Krishtlindjeve të sektorit të të rinjve ishte thjesht e pabesueshme”, ka thënë fillimisht Calabria.

Calabria gjatë ndeshjes së fundit ndaj Milanit në kupë ndaj Veronas (Getty Images)

“Historia ime me këtë klub është diçka e mrekullueshme. Mbaj mend të gjitha festat e Krishtlindjeve që kisha këtu në Milano, por sot do të rrinë me mua”.

“Shpresoj të shoh këta djem në ekipin e parë me mua brenda pak vitesh”, përfundoi i lumtur talenti italian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Kalo në kategori