I lindur në qytetin bregdetar, Vlorë, Memushaj po luan me mjaftë sukses që disa stinorë në Serie B, italiane dhe ishte në mes dy klubeve, Lecces dhe Pescaras.

Pas paraqitjeve mbresëlënëse me skuadrën bardh e kaltër të Pescaras, Memushaj në fund ka zgjedhur të mbetet edhe më tej pjesë e këtij klubi, duke refuzuar rikthimin te Lecce.


Pescara e aktivizoi opsionin e blerjes së detyrueshme në marrëveshjen mes dy klubeve dhe siç zbulojnë mediat italiane për një shifër prej 170 mijë eurosh arriti ta bënte të vetin kartonin e shqiptarit.

Edhe pse në fillim të afatit kalimtar veror flitej për interesimin e skuadrave si Sampdoria apo Empoli për lojtarin, ato kanë qenë vetëm shkrime të gazetave italiane, pasi Memushaj edhe vitin tjetër do të luaj në Serie B te Pescara. /Telegrafi/