Site icon Telegrafi

Zyrtare: Kosova luan me Guinenë Ekuatoriale

Në fakt, Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka arritur marrëveshje për aranzhimin e ndeshjes miqësore ndërkombëtare për Përfaqësuesen e Kosovës.

Siç njofton shtëpia e futbollit kosovar, skuadra e Albert Bunjakut do të përballet me Guinenë Ekuatoriale. Kjo ndeshje do të zhvillohet më 10 tetor, e shtunë, në stadiumin e qytetit në Prishtinë, duke filluar nga ora 15:00.

FFK-ja e shfrytëzoi datën e lirë të FIFA-s në tetor, duke e gjetur kundërshtarin e radhës, një muaj pasi dështoi miqësorja me Burkina Fason.

Kështu, Kosova do të luajë miqësore me një përfaqësuese pas më shumë se një viti. Kosova paraprakisht kishte luajtur me Haitin, Turqinë, Senegalin dhe Omanin. /Telegrafi/

Exit mobile version