Site icon Telegrafi

Zyrtare: Kongresi i UEFA-s voton në mars për Kosovën

Kërkesa e Kosovës për t’u anëtarësuar në këtë institucion të rëndësishëm ka arritur të delegohet për në Kongresin e rregullt të UEFA-s, që do të mbahet më 23 mars të vitit të ardhshëm në Budapest, raporton rtklive.com. Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, në mbledhjen e mbajtur në Maltë, ka diskutuar për çështjen e Kosovës dhe ka vendosur që kërkesën e FFK-së për anëtarësim ta dërgojë në agjendën e Kongresit. Një lajm të tillë e ka konfirmuar UEFA nëpërmjet një kumtese për media pas përfundimit të mbledhjes së KE të UEFA-s.

Exit mobile version