Skuadra e Vëllaznimit të Gjakovës, ka goditur në merkaton e basketbollit kosovar me një transfer tejet cilësor.
Gjakovarët kanë afruar në radhët e veta, fundorin amerikan Chris Hortman i cili në stinorin e fundit ishte pjesë e ekipit nga elita kroate, Dubrava.
Hortman është i gjatë, 1.90cm dhe së fundmi u paraqit në Superligën e Kroacisë me ekipin e Dubravës dhe kishte mesatare prej, 14.8 pikëve, 7.7 kërcimeve, 3.4 asisteve dhe 1.3 vjedhje topash për ndeshje.
Vlen të ceket se në një prej ndeshjeve në elitë kroate, Chris shkëlqeu kundër ekipit që bën pjesë në ABA Ligë prej vitesh, “Zara”, ku Hortman kishte realizuar plotë 34 pikë në atë takim.
Me këtë lojtar të huaj, Vëllanzimi zyrtarisht ka mbyllur merkaton e basketbollit së paku deri në janar.