0Shares

Tri ditë më parë, Greuther Furth bëri të ditur se ka liruar sulmuesin e saj, Ilir Azemi, pas shtatë vitesh qëndrimi.

Ish-sulmuesi i Kosovës, të mërkurën menjëherë vendosi për të ardhmen, duke nënshkruar kontratë me Holstein Kiel, që e mban atë deri në vitin 2018.

Pikërisht tek Holstein Kiel (Liga e tretë), Azemi luante i huazuar.

“Jam i lumtur që kjo ndodhi. Kur erdha në dimër në Kiel, e parashikoja se do të luaja edhe sezonin e ardhshëm. Nuk doja të kthehesha në Furth, tani koka ime është e lirë sërish, dhe tani mund të përqendrohem totalisht në fushë”, tha 25-vjeçari.

Azemi ka pësuar rënie në karrierë shkaku i pauzës dy vjeçare, pas aksidentit të tmerrshëm të pësuar në gusht 2014.

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)