Dren Feka do ta vazhdojë karrierën te Dukagjini në Superligën e Kosovës, klub me të cilin ka nënshkruar kontratë.
Feka në të shkuarën llogaritej si talent i madh duke luajtur edhe me Hamburgun, pastaj edhe Luzernin.
Karriera e tij nuk ka shkuar si ka menduar ai dhe tani beson që përmes Dukagjinit të kthehet në rrugën e duhur.
“Futbollisti, Dren Feka vjen nga klubi gjerman Phönix Lübeck, ndërsa si i ri karrierën e filloj te TSV Bargteheide, pastaj te grupmoshat u17, u19 deri në ekipin e dytë të Hamburgut. Aty ku regjistroj 44 paraqitje duke kontribuar me tre gola dhe 4 asistime”.
“Nga Hamburgu ai kaloj në Superligën e Zvicrës ku është paraqitur me klubin e Luzernit. Feka ka edhe gjashtë paraqitje me Kosovën U21”, thuhet në njoftimin e klubit.
Dukagjini do të luajë ndaj FC Europa nda Gjibraltari në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës. /Telegrafi/