Zvicra bën mrekullinë, Spanja komode ndaj Sllovakisë (Video)

Mysafirët kaluan në epërsi në fund të pjesës së parë përmes Milivoje Novakovic (45’), ndërsa me të filluar gjysma e dytë e ngritën epërsinë me golin e Bostjan Cesar (48’).
Mirëpo, atëherë kur pritej që zviceranët të regjistronin humbje, ata reaguan për të shënuar dy gola të shpejtë.
Josip Drmic (80’) dhe Valentin Stocker (84’) ishin realizues. Shaqiri asistoi në golin e barazimit.
Ishte Drmic njeriu i mbrëmjes që bëri mrekullinë duke shënuar golin e fitores në minutat shtesë (90'+4).
Granit Xhaka, Valon Behrami, Blerim Xhemaili, Admir Mehmedi dhe Xherdan Shaqiri e nisën sfidën nga minuta e parë.
Kjo fitore e pozicionon Zvicrën në vend të dytë në tabelë në Grupin E me pesë pikë larg vendit të tretë që mbahet nga Estonia.
Në kuadër të Grupit C, Spanja ka shënuar fitore prej 2-0 përballë Sllovakisë me golat e Jordi Alba (5’) dhe Andres Iniesta nga penaltia (30’).
La Roja është e para në grup me 18 pikë, aq sa ka edhe Sllovakia në vend të dytë /Telegrafi/

















































