Site icon Telegrafi

Zvërneci i moshës së tretë, dikur fshati i çobenjve, sot pa asnjë bagëti

Zvërneci i sotëm duket sikur vetëm emrin ka njësoj si ai i dikurshmi.

I njohur veçanërisht për blegtori dhe bujqësi, sot ky fshat shumë pranë Vlorës numëron maksimumi dy persona që mund të merren me bujqësi dhe blegtori.

Pjesa tjetër, moshë e tretë, që vuajnë edhe për ujin e pijshëm.

Shumë pranë Vlorës, Zvërnecin të rinjtë sot e njohin si vendi i manastirit dhe një ndër destiancionet turistike. Por që nga krijimi i tij, ky fshat njihej për atë që prodhonte dhe mbarështonte.

Në fakt nuk është e vështirë të konfirmosh këtë fakt. Në fshat gjen kryesisht, mosha të tretë që të tregojnë për fshatin e dikurshëm.

Përveç nostalgjisë, fshati ka edhe vështirësi me jetesën dhe mungesën e ujit të pijshëm.

Zvërneci është në listën e projektit të 100 fshatrave turistik, por deri më tani vetëm në letër./A2 CNN

Exit mobile version