Drejtuesi i rrjetit social Facebook, Mark Zuckerberg kërkoi sot falje para Senatit Amerikan për gabimet e kryera për sa i përket mbrojtjes së të dhënave dhe manipulimit politik.
“Sot, është e dukshme që ne nuk kemi bërë mjaftueshëm për të penguar keqpërdorimin e këtyre mjeteve. Ne nuk kemi marrë asnjë përgjegjësi. Ky ishte gabimi im dhe jam i dëshpëruar”, theksoi ai, pas skandalit për rrjedhjen e të dhënave drejt “Cambridge Analytica”.
“Do të duhet kohë për të bërë më mirë të gjitha ndryshimet e nevojshme për limitimin e keqpërdorimeve”, shtoi ai.
Miliarderi është dëgjuar nga parlamentarët amerikanë gjatë seancave dëgjimore që filluan sot dhe do të vazhdojnë deri nesër.
Ata synojnë të zbulojnë se si të dhënat e dhjetëra milionë përdoruesve të Facebook janë gjendur në duart e “Cambridge Analytica”.
Themeluesi i Facebook, do të vijojë t’u përgjigjet pyetjeve para kongresit amerikan në lidhje me “rrjedhjen” e të dhënave të përdoruesve.