LAJMI I FUNDIT:

Zjarret në Rugovë, shkatërrohen mbi 80 hektarë tokë e pyje

Zjarret në Rugovë, shkatërrohen mbi 80 hektarë tokë e pyje

Vatrat e reja të zjarrit që janë aktivizuar në Shtupeq po i rrezikojnë edhe shtëpitë e banueshme.

Adem Nikqi banor në fshatin Shtupeq të Madh të Rugovës, ka thënë se këtë herë flakët janë në afërsi të shtëpive.


Ai shtoi se nëse zjarri nuk shuhet atëherë rrezikohet edhe jeta e banoreve të këtij vendi.

“Zjarri është afruar afër shtëpive dhe po na rrezikon. Nëse frynë ndonjë erë do të jetë problem”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Adem Nikqi.

Në anën tjetër Fadil Bajraktari, nga Agjensioni i Mbrojtës dhe Mjedisit ka treguar se tashmë zjarri ka shkatërruar mbi 80 hektarë tokë malore.

“Gjendja nuk është e mirë në pyjet e fshatit Shtupeq. Kontribut janë duke dhënë policia, zjarrfikësit, e strukturat tjera”, deklaroi Fadil Bajraktari

Ndonëse fillimisht pretendohej se zjarri u lokalizua, Fatmir Morina nga Parku Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, ka thënë se situata po përkeqësohet kryesisht në orët e pasdites.

“Forcat janë shtuar nga vende të ndryshme të Kosovës. Po ashtu edhe FSK ka shtuar forcat dhe tashmë KFOR-i është prezentë edhe me trupa tokësore edhe me helikopterë”.

Kujtojmë se banorët të cilët ishin të rrezikuar nga zjarri tashmë janë evakuuar, ndërsa ekipet e shpëtimit, FSK dhe Policia kanë ndihmuar banorët të largohen nga shtëpitë e tyre.

Kryetari i fshatit Shtupeq, Agron Nikçi thotë se ndërhyrja e KFOR-it po të kishte ndodhur në fillim situata do të ishte më e mirë.

“Tashmë është shumë vonë. Unë nuk kam shpresa se edhe KFOR-i tashmë mund të bëjë diçka. Mendoj se vetëm shiu mund t’i ndalon ato zjarre”, deklaroi Agron Nikçi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori