Një zjarr i madh në një fabrikë kimike në periferi të qytetit verior të Novara, Itali, ka shkaktuar një alarm për përhapjen e mundshme të tymit toksik.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kryetari i bashkisë së Novaras, Alessandro Canelli u tha banorëve vendas që të mbanin dritaret e tyre të mbyllura dhe të mos dalin jashtë “nëse nuk është absolutisht e nevojshme”.
Siç bëhet e ditur, zjarri në ambientet e kompanisë “Kemi” në parkun industrial San Pietro Mosezzo gjeneroi një re të madhe të zezë.
A chemical factory is burning in Italy, citizens have been told not to leave their homes
In the chemical company "Kemi" in Novara in the north of Italy,a fire broke out today, and the mayor warned citizens not to open windows and not leave their houses unless absolutely necessary pic.twitter.com/RR4empMKFS— S p r i n t e r F a m i l y (@SprinterFamily) March 29, 2023
Ndërkohë agjencia rajonale e mbrojtjes së mjedisit ARPA ka nisur të kryejë teste për cilësinë e ajrit në zonë.
Mediat raportojnë se rreth 50 njerëz punojnë në fabrikë dhe rreth 30 ishin në vend kur shpërtheu zjarri.
Për fat të mirë, të gjithë arritën të dilnin shëndoshë e mirë, thanë burimet.
“Një magazinë e tërë shpërtheu. Gjithçka është djegur”, ka thënë një grua në sheshin jashtë fabrikës në një video të postuar nga këshilltari i qytetit Novara, Giuseppe Gagliardi. /Telegrafi/