LAJMI I FUNDIT:

​Zhegra hiqet nga karantina

​Zhegra hiqet nga karantina

Komiteti për menaxhimin e situatës emergjente në Gjilan ka vlerësuar gjendjen pas rasteve të koronavirusit Covid19, duke theksuar se mbrëmë kanë marrë lajm të mirë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, i cili ka njoftuar se është rezultati negativ për 33 mostrat e testuara.

Kryetair i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri në një konferencë për media pas këtij takimit tha se lufta kundër kësaj pandemie duhet të vazhdohet edhe më tutje deri në lehtësimin e gjendjes.


“33 mostra, prej të cilave 5 janë për testin e dytë, kanë rezultuar negativ. Ka rezultuar negativ edhe rasti i Altin Hasanit, 20 vjeçar nga Zhegra, i cili ka qenë i prekur në kontakt me një të diagnistifikuar prej Gjermanisë. Tashmë ne kemi vendos me largu masën e vetkarantimit për vetkarantimit për Zhegrën dhe vendbanimet e Grykës së Karadakut, por vetpërmbajtja duhet të vazhdojë. Gjatë ditës, meqë është bërë edhe largimi i masës së qarkullimit të lirisë së lëvizjes nga ora 06:00 në mëngjes deri në orën 17:00 në mbrëmje qytetarët kanë të drejtë të dalin për furnizime, për nevoja të tyre personale. Unë ju lutem vetpërmbahuni sepse kjo nuk nënkupton dalje masive në rrugë”, tha ai.

Haziri ka kërkuar nga qytetarët që t’i respektojnë strikt rekomandimet e institucioneve të shtetit, ato të shëndetësisë dhe të sigurisë sepse edhe ditët e rënda i kalojmë më lehtë së bashku.

Ajhane Sefiu, drejtoreshë e Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik në Gjilan, ka thënë se pas konfirmimit të rasteve negative, situata është nën kontroll dhe në monitorim maksimal.

“Ne jemi në gatishmëri por lusim qytetarët që edhe më tutje të jenë të gatshëm për mos grumbullim, mbajtje distance dhe t a ruajnë vetën dhe familjen e vet“, tha ajo.

Drejtori klinik në Spitalin e Përgjithshëm, Ukshin Ismajli, ka thënë se duke besuar në Zot, në familje dhe në institucionet shëndetësore dhe menaxheriale, gjendja e tanishme do të jetë më e lehtë për t’u tejkaluar.

Kurse, zëvendëskomandanti i policisë në regjionin e Gjilanit, kolonel Shaban Azizi, ka thënë se gjendja e sigurisë është e mirë dhe është duke punuar me kapacitete të plota në gjithë regjionin e komunës së Gjilanit, derisa ka konfirmuar se janë në mbikëqyrje dhe zbatim të vendimit të qeverisë për kufizim të lëvizjes dhe ata persona që hasen në rrugë pa leje dhe arsye bindëse, do të sanksionohen sipas normave ligjore.

Ai gjithashtu ka konfirmuar se gjendja deri më tani është nën kontroll dhe e menaxhueshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajme
Vrasja e 22-vjeçarit te Ujëvara e Mirushës, i akuzuari thotë se mosmarrëveshjet nisën në Itali shkaku i një borxhi prej 300 €

Vrasja e 22-vjeçarit te Ujëvara e Mirushës, i akuzuari thotë se mosmarrëveshjet nisën në Itali shkaku i një borxhi prej 300 €

Drejtësi
Bislimi: Serbia e sheh Asociacionin si mekanizëm për legjitimimin e strukturave ilegale në Kosovë

Bislimi: Serbia e sheh Asociacionin si mekanizëm për legjitimimin e strukturave ilegale në Kosovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori