LAJMI I FUNDIT:

Vajza nga Klina ikë nga shtëpia, i lë letër familjes

Vajza nga Klina ikë nga shtëpia, i lë letër familjes

Një 18 vjeçare, D.C nga fshati Jagodë e Klinës është zhdukur nga ora 04:00 e së mërkurës.

Babai i saj, Lumni Cenaj në një prononcim për Telegrafin tregoi se vajza e tij e kanë lënë një letër mbi laptopin e saj.


“Ajo është 18 vjeç. Dje në mëngjes prej orës 04:00 nuk ka qenë më në shtëpi. Vetëm një letër e ka lënë mbi laptopin e vet. Para shtatë muajve na kanë kthyer nga Gjermania. Nuk kemi pas asnjë konflikt me të”, ka thënë Cenaj, raporton Telegrafi.

Në letrën të cilën D.C ia ka lënë familjes, shkruan se ajo po ikën nga shtëpia për një jetë të re.

“M’falni, deshta me fillu ni jet t’re. S’du me jetu si qdo qik tjeter veq n’shpi, du me fillu ni jet vet, nuk po iki mu martu a najsen thjesht du me vazhdu ashtu qysh du un. Ju du shum”, shkruan D.C në letrën e saj.

Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin  e Pejës, Xhevat Ibra.

Sipas tij, policia është duke zhvilluar hetimet rreth këtij rasti.  “Personi i zhdukur i gjinisë femërore me kombësi egjiptase është në kërkim nga policia”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Letra e 18-vjeçares

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori