LAJMI I FUNDIT:

Zhduket një person në Pejë

Zhduket një person në Pejë
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua ka raportuar se bashkëshorti i saj është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vend-ndodhjen e tij.

Rasti është raportuar të hënën në Pejë, 05:00.


“Ankuesja femër kosovare ka informuar se bashkëshorti i saj kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vend-ndodhja e tij”, thuhet në raport.

Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin. /Telegrafi/