“Nuk shoh që janë rezultate të mira për Kosovën, nuk shoh se nga veprimet e opozitës do të del diçka e mirë. Është e papranueshme që të përdoret gazi lotsjellës. Situata të tilla nuk ka as në rajon dhe as në botë”, ka thënë ai.

Ai ka folur edhe për deputetët që sipas tij nuk po e përfillin ligjin.


“Kur thotë një deputet se nuk do ta përfillë Prokurorinë, atëherë ata çka mendojnë se është ligji. Nëse prokurori kërkon përgjigje në disa pyetje, atëherë posaçërisht deputetët janë të thirrur për ta bërë një gjë të tillë. Ky pra është sundim i ligjit”.