LAJMI I FUNDIT:

Zgjerohet rrjeti i marketeve Albi

Zgjerohet rrjeti i marketeve Albi

Rrjeti i marketeve Albi ka treguar në vazhdimësi përkushtimin dhe sjelljen e produkteve të ndryshme sa më afër konsumatorit.

Në një objekt me një hapësirë prej rreth 700 metrave katrorë, të premtën me 23 shkurt në Fushë Kosovë hapet edhe një tjetër Market Albi, kësaj here në rrugën “Besa Besë”.

Vendimi për të hapur marketin e tretë në Fushë Kosovë, është marrë për shkak të rritjes së banorëve në këtë pjesë e gjithashtu edhe kërkesave të vazhdueshme të konsumatorëve që të jenë sa më afër marketeve Albi.

Për të festuar janë krijuar oferta me zbritje të hatashme të cilat do të fillojnë me 23 shkurt dhe do të zgjasin deri me 4 mars, vetëm në Marketet Albi në Fushë Kosovë!

Për më shumë shiko fletushkën e zbritjeve!