LAJMI I FUNDIT:

Zgjerohen sanksionet ndaj Iranit

Zgjerohen sanksionet ndaj Iranit

SHBA ka ashpërsuar sanksionet ekzistuese ndaj Iranit, në përpjekje për të nxitur Teheranin të braktisë programin e saj të armëve bërthamore.

Masat e reja kufizojnë qasjen e Iranit në të ardhurat vetjake nga nafta, por përfshijnë gjithashtu edhe kufizime financiare ndaj medias shtetërore të Iranit.

Sanksionet marrin efekt pas kalimit të një ligji në Kongres, rreth 6 muaj më parë. Bisedime ndërkombëtare mbi programin bërthamor të Iranit do të mbahen më vonë gjatë këtij muaji.

Të ardhurat, që do të sigurojë tashmë Irani nga shitja e naftës drejt 9 blerësve potencialë, përfshi këtu Kinën, Indinë dhe Turqinë, do të kreditohen në një llogari bankare në këto vende, duke mos u riatdhesuar në Iran, raporton TCH.

Nën këto sanksione, paratë mund të përdoren nga Irani vetëm për blerjen e të mirave nga këto vende.
Institucionet financiare, që kryejnë marrëdhënie biznesi me Iranin, e dinë se rrezikojnë të ndëshkohen nga sistemi financiar amerikan, nëse thyejnë ndonjë nga këto rregulla strikte të reja.

Thesari i shtetit amerikan bëri të ditur se sanksionet e reja kanë bllokuar efektivisht të ardhurat iraniane nga nafta përtej detit.

Thesari, i cili drejtohet nga sekretari David Cohen, bëri të ditur se SHBA do të vazhdojë të forcojë kufizimet “për sa kohë që Irani do të vazhdojë të mos zgjidhë shqetësimet e komunitetit ndërkombëtar, në lidhje me programin e tij nuklear”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Botë
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori