Zgjedhjet zbehin pushimet (Video)

"Ky qershor, që ka qenë muaj zgjedhor, ka qenë në lëvizje mjaft të ulëta në raport me muajt qershor të viteve të kaluar. Megjithatë, nuk bëhet fjalë vetëm për lëvizje gjatë muajit qershor, por edhe për prenotimet për pas qershorit, korrik-gusht, kanë qenë më të ulëta gjatë këtij viti", thotë Besnik Vathi, përfaqësues i një agjencie udhëtimi, raporton Top Channel.
"Sezoni ka filluar që në fund të majit, por rezervimet kanë qenë shumë të pakta. Ndoshta zgjedhjet kanë ndikuar për nivelin e ulët të rezervimeve për pushimet. Ndërkohë, ditët e para të kësaj jave pati një lloj interesimi për ofertat e kësaj vere", thotë Keida Koshaj, përfaqësuese e një agjencie udhëtimi.
Periudha para zgjedhjeve ka mbajtur qytetarët në vend për të bërë zgjedhjen e tyre. Ndërkohë, ajo pas zgjedhjeve, sipas agjencive të udhëtimet, duket se sërish do të jetë e vakët pasi mungojnë prenotimet nga klientët e tyre që kanë qenë punonjës të administratës, e të cilët nuk guxojnë të shpenzojnë pasi druajnë nëse do të kenë sërish vendet e punës. Ndërkohë, pala tjetër tashti nuk pushon, pasi pret që të zë një vend pune në administratë.
Kjo kategori, sipas agjencive, përbën një pjesë të mirë të klientelës së tyre, e që destinacionet e huaja për të pushuar. /Telegrafi/




















































