Zëvendëspresidenti i Barcelonës, Jordi Cardoner ka rezultuar pozitiv në testet për coronavirus.

Klubi katalunas ka konfirmuar në një komunikatë për media se anëtari i tre ka kryer kontrolle për virus dhe ai ka dalë të jetë i infektuar.

Cardoner thuhet se është në vetë-izolim dhe është në kushte të mira shëndetësore, derisa po merr tretmanin e nevojshëm.

Gjithashtu edhe zbuluesi i lojtarëve të Barcelonës që operon në Brazil Andre Cury, po ashtu ka rezultuar pozitiv në testet për coronavirus.

La Liga parashikon humbje deri në 957 milionë euro nëse sezoni nuk përfundon - lojtarët do të "paguajnë" pothuajse gjysmën e kësaj shumë La Liga parashikon humbje deri në 957 milionë euro nëse sezoni nuk përfundon - lojtarët do të "paguajnë" pothuajse gjysmën e kësaj shumë

Në Spanjë tani janë më shumë se 115 mijë raste me coronavirus, derisa mbi 11 mijë persona kanë ndërruar jetë.

Deri më tani nëpër botë mbi një milion persona janë infektuar me pandeminë, ndërsa 60 mijë të tjerë kanë gjetur vdekjen. /Telegrafi/